Në Prishtinë gjendet një person pa shenja jete
BKT
Kronika

Në Prishtinë gjendet një person pa shenja jete

Një person pa shenja jete është gjetur sot rreth orës 17.00 në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka konfirmuar për KosovaPress, se bëhet fjalë për një person të moshës 82-vjeçare.

“Policia ka dalë në vend ngjarje me ç’rast ka hasur në viktimën mashkull 82-vjeçar, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi është dërguar për obduksion, ndërsa policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti që është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika