09:18 / 26.03.2020
Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, nuk zbatoi vendimet e qeverisë
Është arrestuar një person në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti duke mos respektuar masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19, është hasur në lokalin e tij duke u shërbyer klientëve pije-kafe.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.























