Ferizaj ndan 2 mijë pako ushqimore e higjienike

Ferizaj ndan 2 mijë pako ushqimore e higjienike

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se janë ndarë 2000 pakë ushqimore e higjienike, miell e 5 bukë falas në ditë për familjet nevojtare në Ferizaj.

Aliu ka bërë të ditur se këto ndihma kanë ardhur bashkarisht me bizneset nga kjo komunë.

Statusi i plotë i tij:

Afro 2000 pako ushqimore e higjienike, miell e 5 bukë falas në ditë për familjet nevojtare në Ferizaj

Pa solidaritet, nuk ka shoqëri! E pa shoqëri, humbasim humanitetin! I gëzuar që arritëm të grumbullojmë e po i shpërndajmë rreth 2000 pako ushqimore e higjienike, miell e 5 bukë falas në ditë për qindra familje, dhjetëra aksione për të mbrojtur shëndetin e bashkëqytetarëve nga rreziku i virusit COVID 19.

Nevojtarët janë reflektim i ndjeshmërisë sonë si njerëz e shoqëri në këto ditë të vështira për të gjithë e kush më mirë se bizneset ferizajase, megamarketet, marketet, furrtarët e vullnetmirët për të ndihmuar e që edhe të tjerët po shprehin vullnetin të ndihmojnë çdo ditë i japin plot kuptim Ferizajt solidar e human.

FALEMINDERIT nga zemra, në emër të mijëra ferizajasve që sot i dhamë pak buzëqeshje e shumë shpresë, se bashkë asgjë nuk na mund.


MË SHUME NGA Nacionale