Gjuan me gur policinë në orën policore, arrestohet

Gjuan me gur policinë në orën policore, arrestohet

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Suharekë ka dalë me veturë në kohën kur është e ndaluar.

Policia ka urdhëruar që të ndalë automjetin, por ai nuk i ishte bindur urdhrave të tyre, njofton Klan Kosova.

Në momentin kur policët e kishin ndaluar veturën i dyshuari kishte dalë nga vetura e tij dhe me një guri e kishte goditur veturën e policisë, të cilën e kishte dëmtuar në pjesën e prapme dhe më pas kishte sulmuar edhe dy zyrtarët policorë.

I dyshuari nuk kishte zbatuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave për shkak të virusit Covid – 19 dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë.