​Mosrespektimi i vendimit të Qeverisë,arrestohet një person në Fushë Kosovë

​Mosrespektimi i vendimit të Qeverisë,arrestohet një person në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti nuk ka përfillur vendimin e Qeverise lidhur me operatoret ekonomik në atë mënyre që nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për krijimin e distancës shoqërore dhe shmangien e kontaktit për punonjësit dhe klientët.

“Është arrestuar I dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverise lidhur me operatoret ekonomik në atë mënyre që nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për krijimin e distancës shoqërore dhe shmangien e kontaktit për punonjësit dhe klientët sipas rekomandimeve të MSH-se dhe IKSHP duke lejuar brenda hapësirës se mbyllur gjithsej 27 persona pa vendosur shenjat dhe paralajmërimet për distance shoqërore. Me vendim te prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.