Gjendet i vdekur 50-vjeçari në Shkodër

Gjendet i vdekur 50-vjeçari në Shkodër

Një person është gjetur i pajetë para pak minutash në një banesë në Shkodër, në lagjen Skenderbeg.

I ndjeri u gjet nga fqinjët, teksa mbeten ende mister shkaqet e ngjarjes. Personi i gjinisë mashkull rreth 50 vjeç jetonte i vetëm, ndërkohë që punonte si roje në një objekt.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe dyshimet fillestare janë për vdekje natyrale.