11:36 / 30.03.2020
Rahovec, arrestohet duke luajtur në oborr të shkollës
Një djalë është arrestuar dje në fshatin Drenoc të komunës së Rahovecit, duke luajtur në oborrin e një shkolle në kundërshtim me masat e qeverisë për mbrojtje nga virusi COVID-19.
Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti kishte qenë i shoqëruar me disa persona të tjerë, të cilët kishin arritë që të largohen nga oborri i shkollës.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.























