Një banor i fshatit Zhiti gjen eshtra në livadh,dyshohet të jenë të njeriut

Një banor i fshatit Zhiti gjen eshtra në livadh,dyshohet të jenë të njeriut

Një banor i fshatit Zhiti në komunën e Podujevës ka informuar policinë se në një livadh të fshatit, ka hasur në disa eshtra që dyshohet të jetë të njeriut.

Njësia përkatëse policore ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka marr eshtrat dhe ka dërguar në IML për ekzaminimin e mëtutjeshëm.

Rasti është duke u hetuar.