Dy burra të arrestuar në Istog për dhunë në familje

Dy burra të arrestuar në Istog për dhunë në familje

Në 24 orët e fundit, policia në Istog ka arrestuar dy burra të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj grave.

Rasti i parë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Istog, ku i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, rasti tjetër ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, po ashtu në Istog, ku policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Policia ka theksuar se viktima ka marrë tretman mjekësor dhe ka lëndime të lehta.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.