Arrestohen 8 persona në rajonin e Prishtinës, që s`respektuan orën policore

Arrestohen 8 persona në rajonin e Prishtinës, që s`respektuan orën policore

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë arrestuar tetë persona në rajonin e Prishtinës pasi nuk kanë respektuar rregullat e e dhëna nga Qeveria.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë:

·       Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 31.03.2020 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk i kishte zbatuar masat e qeverisë gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. 

·       Obiliq 31.03.2020 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk i kishte zbatuar masat e qeverisë gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

·       Obiliq 31.03.2020 – 17:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk i kishte zbatuar masat e qeverisë gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen  në procedurë të rregullt. 

·       Obiliq 31.03.2020 – 19:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

·       Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 31.03.2020 – 23:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë