10:51 / 03.04.2020
Pejë, rrahje në familje, arrestohen babë e bir
Janë arrestuar dy persona në komunën e Pejës, pasi që të dy këta kanë ushtruar dhunë në familje.
Fillimisht, raportohet se djali e ka sulmuar fizikisht babanë, i cili ka pranuar tretman mjekësor, derisa babai kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.























