Podujevë: Kundërshton masat e Qeverisë, shërben nga kafeteria
BKT
Kronika

Podujevë: Kundërshton masat e Qeverisë, shërben nga kafeteria

Policia e Kosovës në Podujevë ka arrestuar një person, pasi i njëjti nuk i është përmbajtur dispozitave shëndetësore në gjendje të pandemisë së koronavirusit.

I njëjti sipas policisë, dyshohet se në mesditën e së enjtes ka shërbyer kafe nga kafiteria në rrugën Zahir Pajaziti, duke kundërshtuar masat e marra nga Qeveria e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika