Vdekje e dyshuar në veri të Mitrovicës

Vdekje e dyshuar në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast vdekje të dyshimtë në veri të Mitrovicës.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 19:15.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se prindërit e tij kishin qenë duke u kujdesur për viktimën femër kosovare e cila kishte qenë duke banuar në banesën e saj por me të nuk kishin mundur të komunikonin pasi dera e banesës kishte qenë e mbyllur dhe ajo nuk ishte përgjigj. Njësiti policor së bashku me zjarrfikësit  kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga zjarrfikësit është hapë dera e banesës dhe kanë vërejte se viktima kishte qenë brenda në banesë pa shenja jete”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës, në trupin e së cilës nuk janë vërejte shenja dhune.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës iu është liruar personave që kishin qenë të autorizuar për përkujdesje.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetin Publik.