Në Smrekonicë ndalohen hyrje-daljet
BKT
Kosovë

Në Smrekonicë ndalohen hyrje-daljet

Futet në karantinë një pjesë e fshatit Smrekonicë, pacientja rezultoi pozitive me koronavirus.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se pacientja ishte udhëzuar nga institucionet shëndetësore në këtë komunë, për në klinikën infektive, ku edhe ka rezultuar pozitiv, shkruan lajmi.net.

Si rrjedhojë, janë mbyllur hyrjet dhe daljet në një pjesë të fshatit Smrekonicë, prej nga edhe vjen pacientja në fjalë.

“Luftimi e parandalimi i Coronavirus kërkon bashkëpunim e durim nga të gjithë ne. Deri tani bashkë me juve të dashur qytetarë dhe me institucionet ja kemi dal më mirë se secili shtet në rajon. Le të vazhdojmë bashkë me këtë përkushtim e discipline”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Rasti i 8-të pozitiv me Coronavirus në Vushtrri

Pacientja është hospitalizuar në klinikën infektive pasi që është udhëzuar nga institucionet shëndetësore në Vushtrri sot me datë 04.04.2020 ku pas testimeve ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Shtabi Emergjent Komunal po ndihmon IKSHPK që të gjurmojnë të gjitha kontaktet e pacientes. Të gjitha hapsirat e institucioneve shëndetësore po dezinfektohen.

Deri në një vendim tjetër, me rekomandim nga institucionet kombëtare, do të ndalohen hyrje daljet në rrugën “Miftar Hasani” në fshatin Smrekonicë, nga Policia e Kosovës.

Luftimi e parandalimi i Coronavirus kërkon bashkëpunim e durim nga të gjithë ne. Deri tani bashkë me juve të dashur qytetarë dhe me institucionet ja kemi dal më mirë se secili shtet në rajon. Le të vazhdojmë bashkë me këtë përkushtim e disciplinë.

Ju lutemi, #rrinshpi ruaje vetën, ruaje familjen, ruaje qytetin.


MË SHUME NGA Kosovë