Arrestohet dhe suspendohet polici që keqtrajtoi një 21-vjeçar në Prishtinë

Arrestohet dhe suspendohet polici që keqtrajtoi një 21-vjeçar në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një punonjës në stacionin policor Qendra në Prishtinë, pas ankesës së një qytetari se polici në fjalë kishte ushtruar dhunë ndaj tij më datën 5 prill 2020 në lagjen “Velania” në kryeqytet.

Sipas familjarëve, 21-vjeçar kishte pësuar dëmtime në kokë pas një incidenti me një zyrtar policor.

Arrestimi i zyrtarit policor është bërë me dyshimin se ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Me vendim të prokurorit atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

IPK do të vazhdojë hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.