Kanabis dhe armë gjahu pa leje në lokal, pranga 63-vjeçarit në Vlorë
BKT
Kronika

Kanabis dhe armë gjahu pa leje në lokal, pranga 63-vjeçarit në Vlorë

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar "Panaja". Policia e Vlorës sekuestroi 11 kg e 500 gr kannabis sativa si dhe një armë gjahu (teke) pa leje.

Lënda narkotike së bashku me armën u gjetën në lokalin e shtetasit F. M., 63 vjeç, banues në Panaja, i cili u arrestua nga policia.

Operacioni vijon për dokumentimin e plotë, si dhe për kapjen e personave të tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive"./oranews/


MË SHUME NGA Kronika