​Tushila e Skenderajt me ambient më të pastër
BKT
Kosovë

​Tushila e Skenderajt me ambient më të pastër

Banorët e Tushilës së Skenderajt kanë larguar sot mbeturinat nga hapësirat afër lumit dhe brenda fshatit të tyre.

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari aksionin për pastrimin e hapësirave nga hedhurinat e ka quajtur shembull të mirë të qytetarisë aktive.

“Shembull të tillë të kujdesit ndaj natyrës duhet të kemi në çdo vendbanim, sepse vetëm kështu mund të arrijmë që të kemi mjedis të pastër e rrjedhimisht edhe jetë më të shëndetshme. Bashkë në mbrojtje të mjedisit”, ka shkruar Jashari në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë