09:44 / 27.04.2020
Pejë: Gjendet i vdekur një burrë në livadh
Një burrë është gjetur i vdekur në një livadh në fshatin Gorazhdevc të Pejës.
Ekipi mjekësor dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.























