09:55 / 27.04.2020
Gjakovë: Plagoset një person – arrestohen dy të dyshuar
Mbrëmjen e kaluar në Gjakovë është plagosur një person nga persona të panjohur.
Viktima është duke u trajtuar në QKUK pas lëndimeve të marra, me lidhshmërinë e rastit janë arrestuar dy të dyshuar.
Gjakovë 26.04.2020-19:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që i njëjti është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ndërsa në lidhshmëri me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar te të cilët është konfiskuar një pushkë gjuetie me katër copë fishekë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.























