Katër gjoba mandatare për mosrespektim të rregullave të Institucioneve
BKT
Kosovë

Katër gjoba mandatare për mosrespektim të rregullave të Institucioneve

Policia e Kosovës në Kaçanik ka shqiptuar katër gjoba mandatare në vlerë 1 mijë euro, për mos respektim të rregullave të qarkullimit të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë si dhe mos respektim të masave mbrojtëse të përcaktuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik.

Shtabi Komunal Emergjent për Parandalimin e COVID 19, ka kërkuar respektim të rregullave dhe rekomandimeve nga institucionet qendrore, në mënyrë që të kemi sa më pak raste të virusit COVID në komunën tonë.

Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të jetë në terren dhe do të vëzhgoj situatën ku edhe do të veproj sipas rregullave dhe ligjeve të parapara për këso situata.


MË SHUME NGA Kosovë