11:33 / 28.04.2020
Plagos në këmbë aksidentalisht një person, arrestohet i dyshuari
Në fshatin Molliq të Gjakovës është arrestuar një i dyshuar pasi aksidentalisht ka plagosur me armë një person.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore në këmbë dhe ka marrë tretman mjekësor.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma dhe një paketim me fishekë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar.























