11:37 / 28.04.2020
Gjendet i vdekur një person në Leposaviq, pranë tij një kallash e fishekë
Një person ka lajmëruar policinë se rreth 500 metra larg shtëpisë, është gjetur i vdekur vëllai i tij.
Rasti ka ndodhur më 26 prill në Leposaviq, njofton policia në raportin 24 orësh.
Po ashtu është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një AK-47, dy kuti me 30 fishekë dhe një gëzhojë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se rreth 500 metra larg shtëpisë së tij është gjetur i vdekur vëllai i tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një AK-47, dy kuti me nga 30 fishekë dhe një gëzhojë”, theksohet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.























