12:48 / 30.04.2020
Gjendet mjet i pashpërthyer në Ferizaj
Në fshatin Neredime të Ferizajt një person ka njoftuar se në oborrin e tij derisa ishte duke e rrënuar një objekt të vjetër ka hasur në një mjet të dyshimtë.
Policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim e KFOR-it dhe FSK-së që e kanë tërhequr mjetin në mënyrë të sigurt.























