13:52 / 30.04.2020
Mosmarrëveshja përfundon me rrahje, policia i gjen çiftit kallash e fishekë
Një çift nga komuna e Malishevës pas një mosmarrëveshjeje kanë përfunduar në sulm fizik, dhe më pas janë arrestuar nga policia,.
Policia ka intervenuar në një rrahje që ka ndodhur midis dy bashkëshortëve.
Në shtëpinë e tyre policia ka gjetur disa armë, mes tyre një armë automatike AK- 47, një armë automatike Sharc dhe 21 fishekë kalibrash të ndryshëm.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47, një armë automatike Sharc dhe 21 fishekë kalibrash të ndryshëm”, theksohet në raportin e policisë.
Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.























