15:30 / 02.05.2020
Digjet një lokal në Lipjan
Një person ka raportuar se lokali i tij është kapluar nga zjarri dhe dyshohet se zjarri ka ardhur nga oxhaku i objektit.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, sipas ankuesit dëmet janë të konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar.























