Një muaj paraburgim për tre shtetasit e Algjerisë që dyshohen për vjedhje
BKT
Kronika

Një muaj paraburgim për tre shtetasit e Algjerisë që dyshohen për vjedhje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurve Z.SH., F.R. dhe A.M., për vjedhje të rëndë.

“Tre të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund të arratisen dhe të ikin nga vendi.

“…të njëjtit janë shtetas të Algjerisë dhe për momentin e gëzojnë statusin e azilit, ndërsa në Republikën e Kosovës nuk kanë adresë banimi të përhershme, por momentalisht gjenden me adresë të përkohshme në Qendrën për Azilin në Vranidoll, gjithashtu të njëjtit mund të pengojnë rrjedhën e procedures penale duke ndikuar në njëri tjetrin, në të dëmtuarin dhe dëshmitarët eventual dhe po ashtu ekziston rreziku se të pandehurit mund të përsërisin ose të kryejnë vepra tjera penale”, njofton Gjykata.


MË SHUME NGA Kronika