Dërgohet në mbajtje djali që i shkaktoi dhunë psikike nënës së tij
BKT
Kronika

Dërgohet në mbajtje djali që i shkaktoi dhunë psikike nënës së tij

Policia njofton për një rast të dhunës psikike në familje që ka ndodhur dje në Fushë-Kosovë.

Një person është dërguar në mbajtje për shkak të dhunës psikike që bërë ndaj nënës së tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Kosovë 06.05.2020 – 21:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika