13:19 / 11.05.2020
Itali, sekuestrohen 143 kg marihuanë të fshehura në një kamion mallrash
Autoritetet Italiane të Policisë Financiare të Romës kanë sekuestruar në portin e Civitavecchias një ngarkesë droge që vinte nga Barcelona.
Droga ishte fshehur në një autmomjet të rëndë mallrash.
Me ndihmën e skuadrës së qenëve antidrogë u zbuluan 133 pako me drogë të fshehur mes arkave në qese plastike. Nga ky operacion u sekuestruan 143 kg marihuanë.
Sipas autoriteteve italaine droga kishte vlerë në treg prej 1.5 milionë euro.
Në pranga është vënë shoferi i automjetit, një 40 vjecar grek.
Ai është shoqëruar në burgun "Borgata Aurelia" të Civitavecchia në dispozicion të Prokurorisë Italiane./oranews/

























