Policia arreston 13 persona në Ferizaj, ishin duke luajtur bixhoz
BKT
Kronika

Policia arreston 13 persona në Ferizaj, ishin duke luajtur bixhoz

Raportohet se në rrugën Liman Reka në Ferizaj janë arrestuar trembëdhjetë (13) te dyshuar meshkuj të cilët janë hasur në një lokal duke luajtur bixhoz.

Njësiti policor ka sekuestruar letra bixhozi dhe disa zhetona bixhozi.

Te dyshuarit janë sjell në stacion policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin  janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti nën hetime nga njësitë relavante policore. 


MË SHUME NGA Kronika