13:56 / 13.05.2020
Një muaj paraburgim për gjakovarin, dyshohet se ka dhunuar një 16-vjeçare
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit P. Rr., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të dhunimit.
“Më 11 maj 2020 rreth orës 11:30 në Gjakovë, me presion ka kryer akt seksual-oral me të miturën-dëmtuarën nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).























