10:33 / 19.05.2020
Vdes një person në Prishtinë derisa ishte duke bërë blerje në market
Një person ka vdekur në Prishtinë derisa ishte duke blerë gjësende në njërin prej marketeve.
Ambulanca ka dalë në vendngjarje ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Një mashkull kosovar derisa ka qenë duke blerë gjësende në një market është alivanosur dhe është rrëzuar në tokë. Është njoftuar ambulanca dhe posa kanë arritur në vendngjarje kanë konstatuar se viktima kishte vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.























