Vjedhin disa lokacione në Gllogoc, arrestohen dy persona

Vjedhin disa lokacione në Gllogoc, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në lokacione të ndryshme më datë 22.04.2020.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, arrestimi është bërë të enjten në Gllogoc.

Gjatë bastisjes në një lokacion pronë e të dyshuarve, policia ka gjetur gjësende të ndryshme të vjedhura dhe të njëjtat i ka sekuestruar.

“Më 21.05.2020 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vjedhje në lokacione të ndryshme, gjatë bastisjes në një lokacion pronë e të dyshuarve, policia ka gjetur gjësende të ndryshme të vjedhura dhe të njëjtat i ka sekuestruar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.