Nënshkruhet memorandumi i “Hyrjes së Prishtinës”

Nënshkruhet memorandumi i “Hyrjes së Prishtinës”

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të premten ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Objekt i këtij memorandumi është realizimi i projekteve infrastrukturore, si në vijim: Gjelbërimi dhe ndriçimi i urës në hyrje të qytetit të Prishtinës (lagjja “Veterniku”); Ndërtimi i mbikalimit për këmbësorë në lagjen “Veterniku”; Përfundimi i rrugës nacionale N2, segmenti rrugor Prishtinë, Veternik.

Financuese e këtyre projekteve është MIA me shumën prej rreth 1 milion e 500 mijë euro.

Ky bashkëpunim ka për qellim ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe bizneseve të Republikës së Kosovës.

Ahmeti, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të ministrit Abdixhiku, në përfundimin dhe realizimin e projekteve për Prishtinën.