Vlorë, arrestohet i dënuari me 6 vjet burg në Itali për trafik droge

Vlorë, arrestohet i dënuari me 6 vjet burg në Itali për trafik droge

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 63-vjeçari nga Vlora i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe "Emigracion i paligjshëm".

Operacioni është kryer nga policia Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

“Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në lagjen "29 Nëntori", Vlorë dhe arrestimin e shtetasit shqiptar Bashkim Alushaj, 63 vjeç, banues në Vlorë” - njofton policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Barit, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe "Emigracion i paligjshëm".

Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë./oranews/