Hapin kafiteritë, katër të arrestuar
Sharr Travel

Hapin kafiteritë, katër të arrestuar

Katër persona janë arrestuar në qytetet të ndryshme të Kosovës, pasi duke hapur kafiteritë, nuk kanë respektuar vendimin për parandaliminë e pandemisë. Ndërkohë, është iniciuar rasti ndaj 49 personave, pasi nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë

Sipas Policisë, në fshatin Uglar të Gjilanit, është arrestuar pronari i një kafiterie, i cili nga njësiti policor është hasur duke punuar në kafiteri. Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit për shkak se nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Një person tjetër është arrestuar në Ferizaj, për shkak së në lokalin e tij është hasur duke punuar, andaj më këtë veprim nuk kishte zbatuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit k i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, në Mitrovicë, është arrestuar një femër, pronare e kafiterisë e cila nga njësiti policor gjatë patrullimit është hasur duke punuar në lokal në të cilën kishin qenë edhe 12 persona tjerë duke konsumuar pije alkoolike.

Ndaj të dyshuarës është iniciuar lënda e rastit pasi nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë, kurse me personat tjerë janë marrë inspektorët sanitar. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Po në Mitrovicë, është arrestuar i dyshuari, pronar i kafiterisë i cili nga njësiti policor gjatë patrullimit është hasur duke punuar në lokal në të cilën kishin qenë edhe 6 persona tjerë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit pasi nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë, kurse me personat tjerë janë marr inspektorët sanitarë . Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Për mos respektim të dispozitave shëndetësore, është ndaluar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt edhe ndaj katër personave në regjionin e Kamenicës, 33 personave në Kaçanik, 9 personave në Prizren dhe 3 personave në Suharekë.