Arrestohen 4 të dyshuar për organizim të skemave piramidale e bixhozit
BKT
Kronika

Arrestohen 4 të dyshuar për organizim të skemave piramidale e bixhozit

Policia në rajonin e Istogut në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin e të dyshuarve të mundshëm për përfshirje në aktivitetin e jashtëligjshëm – Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Lidhur me këtë aktivitet, në Stacionin Policor-Istog janë shoqëruar katër persona të dyshuar.

“SH. H. lindur me 19.09. 1994.

K. B.   lindur me 06.12. 1991.

B. H.   lindur me 08.02. 1988.

K. G.   lindur me 05.04. 1996.”

Nga të dyshuarit janë konfiskuar katër telefona mobil si dhe tre kompjuter (laptop). Me urdhër të Prokurorit Shtetit personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika