Dy persona rrahin një tjetër për kullosa të bagëtive në Mitrovicë
Sharr Travel

Dy persona rrahin një tjetër për kullosa të bagëtive në Mitrovicë

Dy persona në Mitrovicë dje përfunduan në pranga.

Arsye pse ata u arrestuan nga Policia e Kosovës ishte sepse dyshohet se rrahën viktimën e gjinisë mashkullore, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Incidenti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin të dyshuarit me viktimën rreth disa kullosave të bagëtive.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendimit prokurorit janë dërguar në mbajtje.