Fidanë me kanabis në oborr dhe në pyll, 2 në pranga në Fier e Mallakastër
Sharr Travel

Fidanë me kanabis në oborr dhe në pyll, 2 në pranga në Fier e Mallakastër

Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Një 46-vjeçar u vu në pranga pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara fidanë me kanabis.

''Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

J. H., 46 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të territorit, në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale'', thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policicë Mallakastër, u ndalua dhe bashkëpunëtori i katërt si autor i dyshuar i tentativës së kultivimit të fidanëve narkotikë në pyllin e fshatit Lofkënd, shtetasi F. I., 32 vjeç, banues në Patos. Ditën e djeshme u arrestuan në flagrancë nga policia 3 nga bashkëpunëtorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".