I vjedhin topat e futbollit, policia interviston dy të dyshuar
Sharr Travel

I vjedhin topat e futbollit, policia interviston dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar në polici se në garazhe janë vjedhur disa topa të futbollit.

Policia ka identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se e kishte kryer vjedhjen ku pastaj disa topa i kishte shitur te i dyshuari tjetër mashkull kosovar.

Topat e vjedhur janë sekuestruar dhe me urdhër të prokurorit i kthehen pronarëve.

Dy të dyshuarit janë intervistuar, me urdhër të prokurorit ndaj tyre është iniciuar lënda e rastit dhe janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur në Prishtinë.