Aksident në Lezhë, makina përplas motoçikletën, vdes një person
Sharr Travel

Aksident në Lezhë, makina përplas motoçikletën, vdes një person

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 12:25 në aksin rrugor Lezhë-Milot në Lezhë. Sipas policisë një makinë ka përplasur një motoçikletë , drejtuesi i të cilës ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Lezhë /Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, Lezhë mjeti me drejtues shtetasin J.M., ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj., banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.