Begaj habitet si ndodhi të dal pozitiv me Covid-19 një rast në Malishevë
Sharr Travel

Begaj habitet si ndodhi të dal pozitiv me Covid-19 një rast në Malishevë

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj tha se personi i cili ka dal pozitiv me Covid-19 në këtë komunë, ka ardhur nga Mali i Zi dhe pasi ka dal negativ, është liruar nga karantina, megjithatë sqaron se pas shqetësimeve shëndetësore, ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku edhe ka dal pozitiv me Covid-19.

Begaj ka thënë ai është izoluar në shtëpi dhe ka gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa, do të bëhen testet e familjarëve të tij.

“Ky është rast shumë i habitshëm për neve”, tha ai.

Ai tha se deri më tani kanë spërkatur 9 fshatra dhe ky është viti i shtatë që si komunë nuk kanë banorë të helmuar nga rriqrat edhe pse deri tani kanë 340 pickime.