10:59 / 30.05.2020
Arrestohet një sirian në Qendrën e Azilit në Lipjan, u përplas me kuzhinier
Policia e Lipjanit ka arrestuar një i dyshuar sirian pasi i njëjti deri sa ishte në Qendrën e Azilit në Magure kishte kanosur me fjalë dhe kishte goditur me këmbë veturën e kuzhinierit të kësaj qendre.
Sipas policisë, e gjithë kjo ka ndodhë si pasojë e një fjalosje të çastit rreth ushqimit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























