Arrestohet një person në Drenoc,kanosi viktimën duke shtënë me armë në ajër
Sharr Travel

Arrestohet një person në Drenoc,kanosi viktimën duke shtënë me armë në ajër

Është arrestuar një person i dyshuar në fshatin Drenoc, pasi që i njëjti ka kanosur viktimën duke ia drejtuar armën e pastaj duke shtënë një herë në ajër.

Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur arma e as gëzhojat. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.