10:37 / 01.06.2020
Podujevë, rrahu nënën e tij, djali arrestohet nga policia
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e kaluar.
Sipas policisë, dyshimet janë se djali pas një mosmarrëveshje kishte rrahur nënën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Podujevës mbrëmë rreth orës 19:30.
Gruaja e cila u rrah nga djali ka pranuar tretman mjekësor ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
Ky i fundit ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë ndërsa rasti është inicuar si dhunë në familje.























