Një punëtor në Gjakovë bie nga çatia e një ndërtese,kjo është gjendja e tij
Sharr Travel

Një punëtor në Gjakovë bie nga çatia e një ndërtese,kjo është gjendja e tij

Një punëtor në Gjakovë ka rënë nga çatia e një ndërtese.

Punëtori ka marrë lëndime të rënda trupore pasi që ka rënë nga çatia e një ndërtese.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

Siç bëhet e ditur, i njëjti derisa ishte duke kryer disa punime në demolimin e një çatie është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 4 metrash, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe inspektorati i punës.

Po ashtu në njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës e më pas për shkak të lëndimeve ka vazhduar për në QKUK për tretman të vazhdueshëm.

Në konsultim me prokurorin, pronari i firmës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, i cili më pas është liruar në procedurë të rregulltë.