10:28 / 02.06.2020
Tentohet të rrëmbehet një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar i cili nën ndikim të alkoolit ka tentuar të rrëmbejë një person tjetër (mashkull).
Rasti ka ndodhur të dielën në Prishtinë rreth orës 18:30, njofton raporti 24 orësh i policisë .
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.























