Kamenicë: Ja djegin hambarin, aty kishte drithëra, pajisje pune e fidanë
Sharr Travel

Kamenicë: Ja djegin hambarin, aty kishte drithëra, pajisje pune e fidanë

Një qytetarë nga komuna e Kamenicës është ankuar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin hambarit të tij me drithëra, pajisje pune dhe fidanë.

Tutje policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.