Dhunë në familje në Pejë, nën ndikimin e alkoolit sulmon bashkëshorten

Dhunë në familje në Pejë, nën ndikimin e alkoolit sulmon bashkëshorten

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunës në familje në Pejë.

I dyshuari nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, ndërsa rasti ka ndodhur të enjten më 00:15.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.