Pastrohet liqeni i Vërmicës
Sharr Travel

Pastrohet liqeni i Vërmicës

Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Komuna e Prizrenit iu është bashkangjitur fushatës globale “Dita e Pastrimit të Botës 2020”, ku janë pastruar brigjet e liqenit të Vërmicës.

Bemsi Kokollari, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik tha se aktivitete të tilla do të mbahen edhe në qytetet të tjera të Kosovës, në këtë ditë që po shënohet në mbarë globin e poashtu edhe në Kosovë me qëllim që të kemi mjedis sa më të pastër.

“Ministria e Mjedisit është e përkushtuar që të zhvillojë aktivitetet në mënyrë që të kemi një mjedis sa më të pastër.

Ne si ministri e zhvillimit dhe ambientit në bashkpunim me komunën e prizrenit, ku aktivitete të tilla do të mbahen në Suharekë Drenas në bashkpunim me “Let’s do it Kosova” ne do të vazhdojmë pastrimin dhe mbjelljen në komuna të ndryshme”, tha Kokollari.

Kryetari I Prizrenit Mytahir Haskuka bëri thirrje që lumenjët të mbahen të pastër dhe si komunë tha se janë duke u marër me ata që e dëmtojnë ambientin.

“Është një simbolik ngase liqeni i Vërmicës është një bukuri natyrore që rrallë mund ta gjejmë. Nga burimi në Istog dhe pejë e deri në Prizren i gjithë plastika dhe bërllogu mbledhet këtu në Prizren.

Ne po bëjmë pasteimi  por gjëja më e mirë është mirëmbajtja dhe disiplina jonë që të mbrojmë natyrën dhe rrjedhat e ujit të cilat janë të rrezikuara nga shume aktivitete të ndryshme ekonomike.

Këtu kemi problemin e njëjtë te Drini i Bardhë të cilin qyshe ka emrin ta mbajmë të pastër.

Një nga pikat kyqe duhet të kemi Inspekyor Ambiental dhe dënimet për ata që hudhin mbeturina ttë jenë të shqiptuara sa më shumë edhe në aspektin e trafikut urban.

800 kamion kemi bartur para një jave inert.

Ne si komunë kemi vetëm një inspektor dhe duhet edhe më shumë. Jemi duke shikuar mënyra ligjore të kemi inspektor ambirntal” u shpreh Haskuka.

Drejtori i Organizatës , “Let’s Do It Kosova” Luan Hasanaj tha se parandalimi është mënyra më e mirë për ta mbajtur të pastër ambientin dhe bëri thirrje që edhe instituvionet të angazohen në ambient të pastër.

“Në këtë ditë që nga istogu nga vijë unë, Klina, Rahoveci të gjithë jemi kontribues në ndotjen e këtij liqeni këtu. Sikur të ishim më të kujdesshëm dhe të mos hidhnim mbeturina këtu liqeni Vërmiës dhe Drini i Bardhë do të duhej të ishte i pastër, andaj na takon të marrim hapa sa i përket kësaj situate.

Andaj lus institucionet të jenë sa më aktive ti parandalojnë ata të ciley po ndotin, dhe parandalimi më i mirë është kur ata gjobiten. Parandalimi më i mirë do të ishte sikur të kishte më shumë edukim nëpër shkolla, të kenë më shumë aktivitete dhe ti trajtojmë më shuëm qshtjet mjedisore” tha Hasanaj.

Hasanaj tha se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla si dhe bëri thirrje që yë ngritet fondi për çështje mjedisore.

“Ne do të vazhdojmë me këtë aktivitet edhe më tutje. Të ju tregojmë qeverisë se ku janë problemet dhe ti zgjidhin dhe kjo zgjidhje nuk vjen nëse nuk kemi buxhet për qshtje mjedisore.

Dhe të niset fondi sa më shpejt për çështjet mjedisore” u shpreh Hasanaj.


MË SHUME NGA Nacionale