Mosmarrëveshje në trafik, pesë të arrestuar për “lëndim të rëndë trupor
BKT
Kronika

Mosmarrëveshje në trafik, pesë të arrestuar për “lëndim të rëndë trupor

Në Stacionin Policor në Skenderaj është raportuar dhe iniciuar një rasti i veprës penale ‘Sulm- lëndim i rëndë trupor’ .

Nga informacionet e para bëhet e ditur se rreth orës 15:15, të datës 11 qershor 2020, në rrugën ‘’Xheva e Fehmi Lladrovci” Skenderaj, ka ndodhur një rrahje, ku njësitë policore kanë dal në vendngjarje dhe kanë takuar dy viktimat të cilët kanë marr ndihmën e parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj dhe për tretman të mëtejmë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, të cilët pas tretmanit janë liruar në shtëpi.

Sipas ankuesit, motivi i incidentit ka qenë një mosmarrëveshje në trafik.

Pas një pune intensive të policisë janë arrestuar personat a dyshuar F.K 21 vjeçar; E.K 19 vjeçar; E B 19 vjeçar, Q. K 22 vjeçar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre është iniciuar rasti  “Sulm-Lëndim i rëndë trupor”.

 

 

 


MË SHUME NGA Kronika